SHBA-ja ka financuar laboratorë për patogjenë e biolaboratorë në Ukrainë që prej vitit 2005, pretendon Rusia.
Një dokument (Laboratori) i disponueshëm publikisht tregon një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh të nënshkruar midis Ministrisë së Shëndetësisë së SHBA-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës për të mbështetur financimin në kërkimin e armëve biologjike në Kiev, Lviv dhe Odessa.
Qeveria amerikane ofroi materiale dhe trajnime për ‘kërkim biologjik, zbulimin dhe reagimin e agjentëve të kërcënimit biologjik dhe përmirësimin e mbrojtjes, kontrollit dhe llogaridhënies së materialit biologjik’.
Sipas palës ruse, në disa laboratorë biologjikë në Ukrainë janë sekuestruar disa dokumente dhe materiale kompromentuese.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë ekzistencën e tyre në Ukrainë ndërsa zv.Sekretarja Nuland në një raportim në Senat tha se pala amerikane po bën çmos që materiale e dokumente në laboratorët në Ukrainë të mos bien në duart e ushtrisë ruse.