Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e 5 Majit, Laprakës e Paskuqanit protestë para parlamentit, thirrje të tjerëve: Mos rrini në shtëpi duke pritur fadromat


Qindra banorë të zonës së 5 Majit, Laprakës e Paskuqanit janë mbledhur në protestë para parlamentit teksa brenda zhvillohet seanca plenare.

Ata kërkojnë transparencë se çfarë do bëhet me banesat e tyre që preken nga Unaza e Madhe e procesi i rindërtimit.

Banorët kanë kundërshtuar prej kohësh projektin të cilin e quajnë korruptiv ndërsa kanë deklaruar se nuk kanë asnjë garanci lidhur me pronat e tyre e dëmshpërblimin.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë e bashkisë që të japin garanci ligjore lidhur me dëmshpërblimin. Qeveria e bashkia nga ana e tyre kanë deklaruar se askush nuk do ngelet jashtë.

Banorët e mbledhur para parlamentit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin të protestojnë e të mos rrinë në shtëpi në pritje të fadromave.