Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas fjalës së tij në Kuvend ka dalë edhe në një prononcim për mediet jashtë godinës së këtij institucioni.
Basha deklaroi se në përfundim të raportit përfundimtar për Inceneratorët, do të bëhet një kallëzim penal kundër kryeministrit Edi Rama lidhur me aferën e inceneratorëve.
Ai tha se kishte edhe një mesazh për SPAK-un duke i bërë thirrje që të hetojë çështjen.
“Nuk pritet ndonjë suprizë PS nuk do votojë për këtë raport. Ka një ndryshim këto janë fakte, jo më denoncime të bëra nga selia. Me përfundimin e raportit do përgatitim një kallëzim penal.
Mesazhi i parë është për SPAK, në sytë e shqiptarëve janë para një prove të madhe, për shkak të presionit politik që do ushtrohet. Është ndër ato afera që kanë përmbysur qeveri, është një bashkim i të korruptuarëve është një grup i strukturuar kriminal. Është një krim i shumëfishtë. Për investimin 5-6 vjecar në reformën në drejtësi është një provë.
Një hetim i plotë, nuk mund të vepronte kush pa ndihmën e tjetrit, e bekimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Sic do e dëshmojmë edhe me kërkesën në SPAK, duam të besojmë që SAPK do e trajtojë jo si aferë të izoluar, por si grup kriminal që përfshin kokën e qeverisë.
Ne si PD, kemi një vizion një platformë për ta nxjerrë vendin nga kriza, përtej kësaj tani nuk bëhet fjalë për interesa politike, po për dëshmitarë që nuk janë thërritur. E vetmja që e ndal është presioni politik ndaj SPAK, që ka nisur. Është detyra jonë të qëndrojmë në krah të SPAK, dhe tu themi se paguheni me rrogat e shqiptarëve, fitojeni këtë besim bëni një akt që në vetvete do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm.
Nga ana tjetër do të vëzhgojmë nuk do të jemi indiferentë, nuk do pranojmë që 430 milionë euro vjedhur shqiptarëve të degjenerojnë në procese të shkëputura penale, apo ndonjë kurban për të fshehur përgjegjësit e vërtetë.”– deklaroi kryedemokrati.