Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se është i gatshëm të bëjë gjithçka që Partia Demokratike të ringrihet dhe bashkohet e të dalë nga trauma e pësuar si pasojë e humbjes në 6 mars.
Por i pyetur nga gazetarët nëse “gjithçka” nënkupton edhe dorëheqjen, Basha nuk preferoi të përgjigjet por kërkoi që të mos dilnin nga tema e inceneratorëve.
“Unë personalisht do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar në 6 mars. Jam i gatshëm të bëj gjithçka për PD-në. Unë e kuptoj që ju me këtë mund të nxirrni një lajm, por do të shkatërroni atë që i intereson publikut. Kur them që jam në dispozicion të PD-së, jam. Ama një gjë kauza është forcimi, dhe ringritja e PD-së. Kushdo që mendon se mund të më bëjë presion mua apo demokratëve i shërben shkatërrimit të PD-së. Do të jem i gatshëm të bëj gjithçka. Ne kemi nisur një proces që nisi që të hënën, e kemi vazhduar të martën, do ta vazhdojmë përsëri. Disa kanë kërkuar që procesi të shtrihet edhe në bazë në mënyrë që procesi t’i shërbejë bashkimit.
Është gjëja më e gabuar të më ftoni të bëj spekulimi sepse unë nuk e di që paska shpallur garë zoti Berisha dhe Shehaj. Unë di që sot është miratimi i raportit të inceneratorëve. Nëse Berisha mbështet atë që kemi thënë ne shumë mirë ka bërë.”-u shpreh Basha.