Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Do ta rindërtojmë Ukrainën, nuk do mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim ku u kërkon partnerëve në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet, jo në opinione abstrakte.

Ai thotë se liderët po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe thekson se ai e di se cilët nga ata liderë po e mbështesin vërtet Ukrainën.

Për luftën, Zelensky thotë se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për të pesëmbëdhjetën ditë dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.

Ai konfirmon se tre persona, mes të cilëve një fëmijë, u vranë në bombardimin e maternitetit në Mariupol dhe se pretendimi i Rusisë se nuk kishte pacientë në spital është i gënjeshtërt.

Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare”, thotë ai spas BBC-së. Zelensky shton: “Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë”.

Ai thotë se Rusia dëshiron të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen dhe të marrin bukë dhe ujë nga duart e tyre”.

Zelensky shton: “Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”.

Ai thotë se pas luftës, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe se planifikimi për këtë është duke u bërë tashmë nga qeveria.

“Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus.”– thotë ai.