Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët sërish para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, protesta paralelisht në disa qytete


 

Qytetarët janë mbledhur për të dytën ditë me radhë para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të çmimeve të tjera në përgjithësi.

“Përpara se të kishim një rritje mbarëkombëtare të çmimeve, përpara se të kishim një luftë, ne prap kishim çmimin më të lartë të karburanteve në botë dhe në rajon. Kjo ndodh sepse ne kemi taksimin më të lartë për karburantet. Pesë taksa. Kur ra kriza të gjitha qeveritë i ulën këto taksa. Por jo qeveria jonë. Qeveria jonë i ngriti.”– tha një prej protestuesve.

Paralelisht të tjera protesta kundër rritjes së çmimeve po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit, Durrës, Lushnjë, Shkodër, Berat, Korçë dhe Vlorë. Në Durrës është bllokuar qarkullimi sikurse shihet në videon e mëposhtme.

 

Kujtojmë se edhe një ditë më parë qytetarët u mblodhën para Kryeministrisë, ku kërkuan uljen e çmimeve ose dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.