Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët i protestojnë poshtë zyrës, Rama: Nuk kam futur dorën në xhepin e askujt


Ndërkohë që poshtë zyrës së tij qytetarët protestojnë, kreu i qeverisë ka dalë drejtpërdrejt në Facebook për të folur për këtë çështje.

Sipas kryeministrit Rama protesta e qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës në këto kushte është e natyrshme.

Në jetën time nuk jam përkulur kurrë për të futur dorën në xhepin e askujt dhe kam kuptuar se lekë në varr nuk bën punë sa dheu.

Problemi themelor në situata të tilla është bashkimi, I kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet dhe komentet e tua, qysh pas konferencës kur folëm me shifra për thellimin e krizës dhe masat tonë. Çmimi i naftës rritet duke ngritur natyrshëm valën e shqetësimit”, tha Rama.