Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Jashtme gjermane: Kosova ka kryer punën e saj për liberalizimin e vizave


Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e cila zhvilloi disa takime në Prishtinë tha se para anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian është statusi i kandidatit, ndërsa para statusit të kandidatit është dialogu me Serbinë.

Baerbock thotë se është shumë e rëndësishme që të dyja palët të ulen në tavolinën e dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Baerbock tha se “Kosova e ka kryer punën e saj sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe tani i mbetet Bashkimit Evropian ta bëjë të njëjtën gjë”.

Baerbock, po ashtu, tha se BE-ja është duke ua zgjatur dorën shteteve të rajonit në rrugën drejt bllokut evropian.

Një ndër çështjet më të rëndësishme për këtë është forcimi i besimit në rajon. Para së gjithash nevojiten përparime në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto dy shtete duhet të gjejnë një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe atyre presidenciale të Serbisë, më 3 prill”, shtoi ajo.