Vendosni fjalën kyçe....

Taksistët në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës


Këtë të premte edhe sindikata e Taksistëve ka dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës. Ata thonë se kjo rritje çmimesh i ka detyruar ata të rrisin koston për qytetarët. Që prej vitit 2009 taksistët pretendojnë se kanë operuar me të njëjtat çmime edhe pse kostoja e naftës ka pësuar rritje nga viti në vit.

Ndaj ata kanë tri kërkesa për qeverinë: të ulet çmimi i karburanteve, të hiqet taksa e akcizës dhe TVSH për këtë kategori si dhe të rishikohet neni që i ndalon ata të marrin pasagjerë në kthim.

“Të nderuar kolegë. Sindikata e taksive sot organizon një protestë qytetare. Të respektojmë rregullat dhe ligjet që qëllimi jonë të arrihet deri në fund.

Pika e parë është ngritja e karburanteve. Kemi kërkuar dhe kërkojmë duke qenë se në kohën e pandemisë ne na dhanë 26 mijë lekë për tre muaj. Ne po shërbejmë 24 orë në 24. Nafta është më e shtrenjtë. Ne detyrohemi të ngremë çmimet. Ne që në vitin 2009 ne nuk kemi ngritur çmimet.

Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit të vitit 2009 ku thuhet se liberalizimi i licencës taxi 4+1. Kushdo mund të blejë makinë dhe të punojë taksi. Në Tiranë ka mbi 2000 taksi. Nuk ka punë. Ka rënë puna për të gjithë taksitë. Plus trafiku që është shumë i rënduar.

E treta është heqja e pikës 11 për taksitë. Na kërkohen rezervim sikur ne jemi autobusë. Ne mund ta dërgojmë një në Durrës dhe të kthehemi bosh. Ne kemi hasur vështirësi me policinë edhe kur jemi me familjet tona.

Sot është rritur çmimi sepse është rritur nafta. Unë do njoftoj kolegët e mi sepse nga dje deri në sot qytetarit taksist i duhen 10 mijë lekë më shumë. Taksitë paguajnë taksa, sigurime.”- tha një përfaqësues i Sindikatës së Taksistëve.