Vendosni fjalën kyçe....

Pronari i furrës në Korçë: Kam tre ditë që kam mbyllur biznesin, kostoja e bukës ka shkuar 140 lekë


Një qytetar që disponon një furrë buke ka treguar se ka dalë të protestojë kundër rritjes së çmimeve, pasi prej tre ditësh është detyruar të mbyllë biznesin e tij.

Në një prononcim për “News 24”, protestuesi tha nëse buka do të shitej me çmimin e tanishëm të miellit, atëherë kostoja do të ishte 140 lekë.

“Kemi një furrë buke, por kemi tri ditë që e mbyllëm biznesin nga ngritja e çmimeve. Nuk na duket e arsyeshme të shesim bukën me atë çmim. Ose do e shesim bukën nën kosto ose…

Nëse llogarisim të gjitha kostot, shkon 1 mijë e 400 lekë (të vjetra) një bukë. Nëse do të ketë ulje çmimi do të fitojmë më pak se sa kemi fituar sot, por të paktën ta shesim 100 lekë kilogramin, flasim me kilogramin e bukës.”- tha qytetari.

Në fakt në të gjitha furrat e bukës raportohet për çmime të rritura. Sipas një vëzhgimi të Monitor.al çmimi i bukës është rritur me 25%.