Kompania amerikane Lockheed Martin do investijë 1 miliard dollarë në mbrojtjen saudite.
Kompania e njohur po kërkon të nxisë prodhimin ushtarak në Arabinë Saudite, ka thënë zv.presidenti i saj i biznesit ndërkombëtar për median ‘Asharq Business’, shkruan Reuters.
Autoriteti i Përgjithshëm Saudit për Industritë Ushtarake (GAMI) dhe Industritë Ushtarake të Arabisë Saudite (SAMI) kanë plane me vlerë qindra milionë dollarë dhe Lockheed Martin është gati të shpenzojë më shumë se 1 miliard dollarë për të mbështetur industrinë e Mbretërisë, thuhet më tej në deklaratë.