Policia ka nisur shoqërimin e qytetarëve protestues në qytetin e Durrësit.
Qindra forca policie mes të cilëve shumë efektivë civilë kanë shoqëruar disa protestues pasi sipas saj nuk ishin bindur për të liruar rrugën.
Policia në Durrës e Lezhë ka formuar një kordon për të përmbajtur qytetarët që kanë dalur të protestojnë.
Protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit e ushqimeve po zhvillohen në disa qytete të vendit.