Vendosni fjalën kyçe....

Kamala Harris pyetet për refugjatët ukrainas, e kap e qeshura (Video)


Zv.presidentja amerikane Kamala Harris shpërtheu në të qeshura pasi u pyet për planet e Uashingtonit për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Harris po dëgjonte pyetje nga gazetarët në lidhje me krizën në Ukrainë së bashku me presidentin polak Andrzej Duda të enjten në Varshavë kur ndodhi incidenti.

Një gazetar e pyeti Harrisin nëse SHBA-ja ishte ‘e gatshme të bënte një ndarje specifike për refugjatët ukrainas’ dhe më pas iu drejtua Dudës, duke e pyetur presidentin polak nëse kishte kërkuar që Uashingtoni të pranonte më shumë refugjatë.

Asnjëri nga dy politikanët me sa duket nuk donte të merrte fjalën fillimisht, me presidenin polak Duda dhe numrin dy të Shtëpisë së Bardhë Harris duke u parë në heshtje për një moment të shkurtër, me sa duket duke nxitur njëri-tjetrin për t’u përgjigjur.

Në një moment, zv.presidentja buzëqeshi teksa u kthye nga Duda, duke bërë shaka, “Një mik në nevojë është një mik i vërtetë”, më pas shpërtheu duke qeshur, duke ftuar udhëheqësin polak të fliste.

Duda zbuloi se ai i kishte kërkuar Harris-it ndihmë në trajtimin e fluksit të refugjatëve nga Ukraina, duke shtuar se ai i bëri thirrje veçanërisht Uashingtonit që të ‘përshpejtojë dhe thjeshtojë’ pranimin e atyre ukrainasve që kanë të afërm në SHBA dhe ‘të cilët do të ishin të gatshëm. të paktën për kohën kur lufta është ende duke u zhvilluar, për të qëndruar me familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara’.

Harris është në një udhëtim tre-ditor në Poloni dhe Rumani për bisedime me aleatët rreth ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Ajo u takua më herët të enjten me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki për të ndihmuar në koordinimin e reagimit ndërkombëtar ndaj konfliktit, i cili ka çuar në largimin e më shumë se dy milionë refugjatëve nga Ukraina, duke përfshirë mbi 1.2 milionë që kanë kaluar në Poloninë fqinje.