Vendosni fjalën kyçe....

Policia paralajmëron protestuesit te Zogu i Zi: Bllokimi i rrugës është vepër penale, do zbatojmë ligjin


Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të lirojnë rrugën.

Në një njoftim me megafon te Zogu i Zi ku ndodhen aktualisht protestuesit në Tiranë efektivët kanë kërkuar lirimin e qarkullimit për mjetet në të kundërt ka paralajmëruar se do ndërhyjë për shpërndarjen e protestës.

“Policia do zbatojë ligjin. Bllokimi i rrugës është vepër penale.” – ka thënë një oficer policie.