Kryetarja e LSI-së ka ironizuar kryeministrin Rama e kreun e PD-së Basha.
Teksa ka shkëputur statusin e kryeministrit Rama në Twitter lidhur me protestën e qytetarëve dhe një deklaratë për shtyp nga faqja zyrtare e PD-së në Facebook, ajo shkruan se si Ramës ashtu edhe Bashës ua shkruan statuset e njëjra dorë.
Bëhet fjalë për përdorimin e shprehjes ‘non gratat e shpallura e të pashpallura’.
Kryemadhi vëren se këshilltarët e huaj që këshillojnë presidentin serb Vuçiç këshillojnë edhe çiftin Rama-Basha për të mpirë opinionin publik. Kryetarja e LSI-së thekson se protestat janë të qytetarëve e përgjegjësinë për to e ka kryeministri Rama.
“Ai momenti kur qeverisë dhe kunat-opozitës ja shkruan statuset e njejta dorë. E dukshme rënia e kreativitetit prej këshilltarëve të huaj, që siç këshillojnë Vucic, këshillojnë edhe çiftin Rama-Basha si të manipulojnë deri në mpirje opinionin publik shqiptar. Protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë.” – shkruan Kryemadhi.