Vendosni fjalën kyçe....

“Lironi shokët tanë” – Ndahen në dy grupe protestuesit, një pjesë shkon te drejtoria e Policisë së Tiranës


Pas qëndrimit para kryeministrisë për disa orë grupi i protestuesve është ndarë në dy pjesë.

Një pjesë kanë vijuar marshimin në bulevard ndërsa pjesa tjetër janë drejtuar drejt drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet. Grupi ka ecur përgjatë rrugës ‘Myslym Shyri’ duke detyruar mjetet që të futen kundravajtje.

Protesta e sotme nisi në orën 11:00 të paradites. Fillmisht qytetarët u mblodhën në Sheshin Skënderbej e prej këtej marshuan drejt kryeministrisë.

Aty e morën fjalën grupime të ndryshme të cilët kërkuan jo vetëm uljen  e çmimit të karburanteve e të ushqimeve po edhe ndryshim të strukturës ekonomike të vendit, zhdukjen e oligopoleve, hapjen e tregut etj.