Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend në NATO e Europë që proteston për pasojat e luftës


Kryeministri Rama ka thënë se i vjen turp nga protestat në vend lidhur me çmimin e lartë të karburantit.

Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe në Europë që proteston për çmimin, i cili sipas tij është pasojë e luftës në Ukrainë.

Rama shtoi më tej se qeveria shqiptare është e vetmja që nuk ka rritur çmimin e energjisë elektrike pavarësisht se çmimi i saj në tregun ndërkombëtar është rritur disafish.

“Më vjen turp që Shqiprëia është i vetmi vend i NATO-s dhe Europës ku protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Që kapërcimi i çmimit të naftës është shkak i kësaj lufte këtë nuk e kuptojnë vetëm ata që nuk duan të kuptojnë. Fatura e energjisë elektrike nuk është rritur asnjë qindarkë dhe këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. Ne duhet të derdhim 640 milionë euro në vit për të mbuluar faturat e 700 e ca mijë familjeve e 90 e ca mijë bizneseve në vend. Deri në fund të vitit duhet të derdhim 295 milionë euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real dhe atij që paguajnë qytetarët në faturë.”­ – tha Rama.