Vendosni fjalën kyçe....

Duma ripërsërit kritikat ndaj Bashës: Duhej të ishe larguar që më 6 mars, ka vetëm një rrugë për ringritjen e PD


Deputetja e PD-së, Grida Duma në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu i ka ripërsëritur kritikat e saj ndaj liderit Lulzim Basha ku që pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit ajo ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i forcës politike.

Duma në mbledhje i tha Bashës se duhej të largohej që pas daljes së rezultatit për zgjedhjet e 6 marsit.

Më tej ajo tha se as Basha dhe as Berisha nuk duhet të rikandidojnë më dhe kjo është rruga e vetme për ringritjen e PD-së.

“Z.Basha të janë dhënë të gjitha mundësitë. Jo sot, por dje dhe më herët që nga dita që për rezultatin e 6 marsit duhet të ishe larguar. Ka vetëm një rrugë që e ringre PD-në sot. As ju, as Berisha nuk mund të kandidojnë më. Zgjidhja vjen përmes dorëheqjes suaj dhe ngritjes së një komisioni të gjerë me përfaqësim të palëve për riorganizimin e çdo strukture në PD”– u shpreh deputetja Grida Duma