Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Protesta e turpshme në kohë lufte, e ka organizuar politika


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” komentoi sërish protestën kundër rritjes së çmimeve.

Rama tha se ndjehet në turp që protestohet ndërkohë që çmimet janë si pasojë e luftës.

Madje Rama ka vijuar më tej duke thënë se është fyese për dinjitetin e vendit që shfrytëzohet momenti për protesta.

Nuk numëroj ditët e protestës. Më bën të ndjehem me turp, sepse është i vetmi vend i NATO-s ku protestohet për ato që janë qartësisht pasoja të luftës në tabelën e çmimeve. As jelekët e verdhë në Francë, të gjithë i kanë dhënë kohë kohës. E gjithë kjo pjesë e botës, ne që jemi pjesë e NATO-s janë në front. Pavarësisht se bombat bien mbi kokat e atyre atje, ndahen me pjesën tjetër të familjes, lufta ka ardhur këtu e ka vajtur gjithandej me faturat. Është fyese për dinjitetin e këtij vendi e këtij populli dhe për arsye njerëzore që të kuturisësh në këtë situatë për të shfrytëzuar edhe një moment alarmi, dhimbje, për qëllime që s’kanë të bëjnë me atë që është realiteti i fakteve. Më vjen keq për ata që mblidhen këtu për t’u bërë sfondi ulëritës i një grupi njerëzish që paraqiten si fytyra të reja”-deklaroi Rama.

Rama tha se organizator i protestës është politika dhe janë ata që mbledhin qytetarët dhe i sjellin nga Vlora e Kukësi.

Është një protestë e organizuar nga politika. I kanë mbledhur ata që i kanë mbledhur gjithmonë. Është e pamundur që të vijnë njerëz nga Vlora a Kukësi. Është e njëjta kulture e gjuhë. Është e njëjta dorë nuk diskutohet, e njerëzve të paskrupullt. Mesazhi skandaloz jepet në një moment luftë reale. Nuk është as sajesë por luftë reale. Janë shpërngulur mbi 2 milionë njerëz. Është e tmerrshme që të turpërohemi nga ata njerëz që vijnë këtu, shajnë, e përdorin fjalën vjedhje pa galje. Nuk është ky populli shqiptar. Këta janë një turp i madh”-deklaroi Rama.