Vendosni fjalën kyçe....

Grupimi i Berishës i përgjigjet Grupit Parlamentar të PD-së: Bashkimi realizohet vetëm me kushtin e votës së lirë


Grupi i Rithemelimit të PD të krijuar nga Sali Berisha në një deklaratë në rrjetet sociale kanë reaguar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, në selinë blu.

Deklarata thekson se ringritja dhe fitorja nuk kalojnë duke u bërë vegël apo kukull e ndokujt, por bëhet vetëm përmes bashkimit i cili realizohet vetëm me një kusht: Vota e lirë!

Kaq ditë pas katastrofës elektorale ku e katandisi Partinë Demokratike, ish kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetet e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Pasi i është përvjedhur gjithë jetën e tij politike përgjegjësisë për serialin e humbjeve, edhe kësaj here kërkon t’i shpëtojë asaj duke e vëne veten tashmë i damkosur si humbës serial dhe peng mjeran në një hap me Sali Berishën.

Grupi parlamentar dhe demokratet nuk janë  sot para dilemës: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kandidatët e SHL votuan në 6 Mars me gjithë logon e rrëmbyer 70 për qind e demokratëve, ndërsa PD e vulës, bravës pengut dhe bunkerit u rendit e treta për herë të parë në 30 vjet që nga dita e themelimit të saj.

PD e vulës dhe logos se rrëmbyer u katandis në këtë ditë sepse Lulzim Brava, peng i aferave dhe pazareve, injoroi dhe mohoi vullnetin e demokrateve dhe votën e tyre të lirë brenda PD-së.

Përgjigjen ata e morën në 6 Mars!

Zgjidhja e vetme është bashkimi përmes rikthimit tek vota e lirë! Anëtarët, drejtuesit, deputetët e PD e kanë vendin e tyre të pamohueshëm në Partine Demokratike të votës së lirë. Kush ka frikë votën e lirë të demokratëve nuk ka moral të kërkojë votën e shqiptarëve!

Çdo demokrate dhe demokrat duhet të kuptoje se përjashtimet dhe mungesa e votës së lirë janë vdekja e një forcë politike!

Ringritja dhe fitorja kalojnë jo duke u bërë vegël apo kukull e ndokujt, por vetëm përmes bashkimit i cili realizohet vetëm me një kusht: Vota e lirë!”-thuhet në deklaratë.