Milani ka arritur të fitojë me rezultat minimal ndaj Empolit duke mbajtur vendin e parë.
Ka mjaftuar goli i mbrotjësit Kalulu për të marrë tre pikët e rëndësishme në garën për titull.
Në sfidën tjetër Juventusi fitoi 3-1 ndaj Sampdorias. Dy gola të Moratës dhe një autogol i Yoshidas i dhanë fitoren zonjës së vjetër. Për Sampdorian, Sabiri shënoi golin e vlefshëm për statistika.
Në sfidat e tjera Spezia fitoi ndaj Cagliarit dhe Salerintana barazoi me Sassuolon.