Kryeministri Edi Rama këtë të dielë po zhvillon një bashkëbisedim për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi. Kjo një ditë pasi prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika për t’iu gjendur pranë qytetarëve për rritjen e çmimeve.
“PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE
Zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, hyjnë në fuqi në prill.
20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.”- shkruan Rama ndërsa publikon videon e transmetuar drejtpërdrejt të këtij takimi.
Pjesë nga fjala e Ramës:
E para, më vjen shumë mirë që mu dha mundësia të vij këtu, jo sepse duhet thënë një fjalë e mirë në fillim por prej sa kohësh doja ta njihja këtë realitet të kësaj familjeje dhe këtij biznesi për arsye të faktit se ky është një nga bizneset që nuk ka pasur në të gjithë historikun e vet asnjë penalitet. Dhe nga ana tjetër të gjithë opinionet e marra nga inspektorët, administrata kanë qenë pozitive. Por përtej këtyre të dyjave dhe historisë së veçantë që ka ky biznes që i ka rrënjët që në fund të shekullit 19 dhe më pas i zhvilluar ndër vite nga i ati i katër vëllezërve dhe ja tek janë 4 vëllezërit këtu. Por më vjen shumë mirë edhe për faktin që ky biznes, është ndër ato biznese që pasi në I kërkuam reflektimin e menjëhershëm mbi pagat, ka bërë një reflektim me 18 % dhe asnjë nuk është në pagën minimale. JAnë të gjtihë mbi pagën minimale.
Jam këtu për shkak se në këtë situatë absurde, të befasishme të krijuar nga një luftë e cila zhvillohet më pak se dy orë në vijë ajrore nga ne, në Europë po shikojmë pasojat si të gjitha vendet e tjera tek rritja e çmimeve dhe prandaj kemi vendosur dje të rezistencës sociale në të cilat është masa për ta futur në fuqi menhëherë siç ishte plani I vitit 2022, heqjen e taksës mbi pagën mbi 400 mijë lekë. KËshtu nuk do paguani më asnjë tatim fitimi. Bëhet fjaleë për 7%. Është një 7% i ndarë mes punëmarrësit dhe punëdhënësit dhe të gjitha paratë që do merrni do i çoni në shtëpi. Pra nga 340-400. Ata që janë 400-500 do të paguajnë vetëm gjysmën e taksës. Që përsëri është një lehtësimi konsiderueshëm. Kjo nuk është për ju këtu sepse këtu s’ka pagë minimale.
Pagat minimale në shtëpi janë 300 mijë lekë dhe menjëherë nga ky muaj, Prill, do fillojë të reflektojë rritjen e pagës minimale në 320 mijë lekë.
Më vjen shumë mirë për faktin se me këto masa sot kemi 56% të të punësuarve në Shqipëri që s’paguajnë asnjë taksë. Zero. Sigurisht kanë vetëm kontributet shoqërore të cilat janë kontribute për veten, të cilat janë më të ulëtat në rajon.
Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se sa kaq. Edhe kjo është shumë e rëndësishme. Ajo që dua të them nga ana tjetër duke qenë se këtu ka shumë nëna dhe vajza, se çunat dhe burrat merren më pak me llogari dhe më shumë me llafe. I keni parasysh si jua bëjnë llogaritë. Gratë dhe vajzat janë ato që nuk kanë asnjë lëvizje të asnjë tulle në gjtihë murin e llogjikës dua të them edhe dy fjalë për çështjen e energjisë dhe kjo është pjesa më e rëndë e kësaj situate e do ishte katasrtofike. Goditja e krizës mbi faturën e energjisë është mbi 5, 6, 7 herë. Kur të shkoni në shtëpi, hdhini një sy faturës së energjisë dhe shumëzojeni me 7. Aq është sot çmimi I energjisë. Është njësoj sikur këto produktet e tuaja të shumëzoheshin me 7. Kush do i blinte? Sigurisht do ishin shumë herë më pak ata që do i blinin dhe kjo që po bëjmë ne është sikur ato produkte ta kishin vlerën 7 herë më të lartë në prodhim dhe këta vëllezërit ta nxjerrin 7 herë më pak.
Nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri që kriza energjetike të shkaktojë një çmim si ky. N paktën e djeshme kemi futur 200 milionë dollarë, vetëm për të paguar pjesën më të madhe të faturës për 726 mijë familje rezidente në Shqipëri dhe biznese të vogla.