Vendosni fjalën kyçe....

Edhe gjysmë orë na ndan nga protesta, Rama: E bënë Shqipërinë turpin e botës


Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat kundër rritjes së çmimeve që këtë javë kanë përfshirë vendin. Ai e quajti këtë turp në sytë e botës, pasi sipas tij në këtë kohë luftë Shqipëria është i vetmi vend ku po protestohet për rritjen e çmimit të naftës.

“Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë Fouristradat X 5 për të bllokuar rrugën e për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte për turpin e dheut ndërkohë që e gjithë bota del në protesta për t’u solidarizuar me ata të shkretët që i kanë bombat mbi kokë, me ata që vdesin atje, që iu shkatërrohet çdo gjë, që iu ndahen familjet me dhunë, që gratë e vajzat marrin fëmijët e ikin dhe burrët marrin armët për të luftuar pavarësisht se s’kanë parë kurrë një pushkë në jetën e tyre, këtu janë disa që dalin me makina X 5 e bëjnë protesta me drita ajfonësh.

Nuk kanë pensionistët drita ajfonësh dhe nuk kanë as vetura për të mbushur dhe nuk janë pensionistët apo gratë që marrin furgonët ndotëse të mjedisit dhe prandaj ata që kanë mundësi më shumë, pavarësisht se çmimi është rritur do paguajnë më shumë. Është koha t’u ndjerë mirë që ke mundësi për të paguar më shumë dhe nuk është koha për të vënë kujën e për të dalë atje duke bërë Shqipërinë turpin e botës.

I vetmi vend i NATO-s, i vetmi vend i Evropës, i vetmi vend i botës… se kriza që thonë këta nuk ka lidhje me luftën, kriza e luftës ka shkuar deri në Australi. I vetmi vend në botë që bën protesta për llogari të ca personazheve që duan prap të përfitojnë nga situata. Ndërkohë që ne jemi ëktu edhe për transportin tuaj. Ju nuk vini këtu me vetura, vini me furgon, me autobus, por ka shumë e shumë si ju që marrin autobusin. Dhe ne jemi këtu që mos t’ju rritet çmimi i biletës. Prandaj ne do paguajmë diferencën e çmimit të diferencës. Dhe ju nuk e ndjeni fare rritjen. Ne nuk jemi ëktu që të ulim çmimin e naftës, të ulim taksën e naftës dhe të rrisim çmimin e energjisë, sepse çmimi i energjisë i prek të gjithë. Nuk jemi as të rrisim taksën për rrogën tuaj… sepse nëse ul diku do ngresh diku tjetër për t’i paguar të gjitha këto.”- deklaroi kryeministri Rama.

Kujtojmë se në orën 11:00 sot do të protestohet përsëri përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe të produkteve të shportës.