Vendosni fjalën kyçe....

Fermerët e Devollit në ditën e 5-të të protestës, e nisin nga Drejtoria e Bujqësisë


Fermerët e Devollit protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve e kanë nisur përballë Drejtorisë së Bujqësisë në Korçë.

Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe inputeve bujqësore pasi shprehen se po shkojnë drejt falimentimit.

 “Po fundosemi, protestat nuk i ndalim derisa të plotësohen kërkesat tona. Çmimi i naftës është kryesorja.”-u shpreh një prej tyre.

Ata po protestojnë paqësisht duke qendruar në njërin krah të rrugës me pankarta në duar.

“Nuk është dita e parë. Protesta tona nuk kanë të ndalur me përgjigjet që po jep zoti Rama nuk është zgjidhje, është një gënjeshtër. Duhet të marrë masa konkrete, të përgjigjet thjesht dhe qartë. Nafta është ajo që na shqetëson. Nafta është kryesorja.”- shprehet një fermer.

Ata paralajmërojnë se protestat do t’i vazhdojnë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Sot është dita e pestë të protestës.