Kryeministri Edi Rama është futur në replika me komentuesit ndërkohë që poshte zyrës së tij qindra qytetarë po protestojnë kundër rritjes së çmimeve.
Një qytetare i ka shkruar Ramës se ai ka çuar vendin në skandencë: “E çove në skadencë Shqipërinë! Ço rrogat, pensionet, atëherë ço edhe çmimet!?”
Këtij komenti Rama i është përgjigjur duke thënë se skandenca e Shqipërisë është në kokat e atyre që nuk duan të kuptojnë se çmimet i ngre tregu.
“Skadenca e Shqipërisë është në kokat e atyre që nuk duan as të dëgjojnë, as të shikojnë, as të kuptojnë dhe që akoma nuk e kanë marrë vesh pas tridhjetë vjetësh se çmimet në kapitalizëm nuk i çon qeveria, po i çon tregu, krizat, luftërat!”- shkruan Rama.