Një anëtar i ekipit negociator rus, Leonid Slutsky, ka thënë se beson se në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës është bërë ‘përparim i rëndësishëm’ dhe se kjo mund të çojë së shpejti të dyja palët të nënshkruajnë një marrëveshje.
Duke folur për RT Arabic të dielën, Slutsky, i cili gjithashtu kryeson Komitetin për Çështjet Ndërkombëtare të Dumës Shtetërore, tha: “Nëse krahasojmë qëndrimet e të dy delegacioneve në bisedime, në fillim dhe sot, ne shohim përparim të rëndësishëm”.
“Jam i lumtur të raportoj se, sipas pritshmërive të mia personale, në ditët në vijim, ky progres mund të shndërrohet në një qëndrim të përbashkët të delegacioneve dhe në dokumente për nënshkrim.” – shtoi ai.