Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët protestues largohen nga kryeministria, njoftojnë protestë sërish nesër në 17:00


Qytetarët e mbledhur në protestën e zhvilluar para kryeministrisë janë larguar që andej pas më shumë se dy orësh qëndrim.

Ata kanë nisur marshimin drejt Bashkisë së Tiranës ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.

Qytetarët kanë njoftuar për një tjetër protestë nesër në orën 17:00 ndërkohë që të shtunën pritet që ajo të nisë në orën 11:00 të paradites.