Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Brenda pak ditësh do ketë zhvillime të forta, Basha do largohet në mënyrë të padiskutueshme


Deputeti i PD-së Belind Këlliçi paralajmëroi se brenda pak ditësh do ketë zhvillime të forta brenda selisë blu.

Ai tha se Lulzim Basha do largohet në mënyrë të padiskutueshme pasi është kthyer thjesht në një person qesharak madje edhe për personat e afërt.

“Unë mendoj që ka një skenar. Unë jam i bindur që për shumë pak ditë do ketë zhvillime shumë të forta brenda selisë, jo brenda PD-së se brenda PD-së ka marrë fund. Do largojmë Bashën në mënyrë të padiskutueshme, unë jam i bindur që ai do ikë çështje ditësh. Nuk ka më kuptim, është kthyer qesharak edhe për njerëzit e tij më të afërt.” – tha Këlliçi.