Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është drejtuar me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela për të nisur hetimin për veprimet e policisë gjatë protestave të fundit kundër rritjes së çmimeve.
LSI dënon dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë në disa qytete të vendit.
“I jam drejtuar sot zyrtarisht Prokurorit të Përgjithshem me Kërkesë për fillimin e hetimeve për dhunën ndaj protestuesve paqësore nga horrat me xhupat të zinj, me kapuçë dhe maska.
Kam kërkuar edhe hetimin e dhunës së policisë si dhe të thirrjeve të saj për t’i fshehur veprimet e saj nga media.
Zero tolerancë ndaj dhunës së banditëve pa dhe me uniformë policie!”– shkruan Vasili.