Kryeministri Rama ka thënë sot se nuk e dinte kush është Maluma, këngëtari kolumbian që këndoi mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me koncertin, ai pohoi se asnjë qindarkë nuk është paguar nga buxheti i shtetit për këtë gjë.
“Mu qepën për Malumën mua. Se dija deri dje se kush ishte Maluma. Thash mos ishte ndonjë…ndonjë epitet që i kanë ngjitur ndonjë ministri. Kur doli që ishte. Burrë apo grua është? Këngëtar. Jo se dija. Sot thoshin: Turp nuk është të protestosh, por të bësh koncertin e Malumës. Nëse mendohet se e kemi bërë ne, këtë se kemi bërë ne. Në atë koncert s’ka asnjë qindarkë nga shtet.” – tha Rama.