Vendosni fjalën kyçe....

Ferdinand Xhaferraj: Ka deputetë nga ‘Foltorja’ që nuk e shohin si zgjidhje Berishën


Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka folur për situatën në PD duke thënë se edhe kryetari Lulzim Basha por edhe ish-kryeministri Sali Berisha janë dhe se asnjëri prej tyre nuk mund të jetë zgjidhja.

Gjatë një interviste për “Report TV”, Xhaferraj tha se Basha e Berisha nuk mund të garojnë më kundër kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se edhe nga grupi i Foltores ka deputetë që nuk e konsiderojnë Berishën zgjidhje.

Xhaferraj tregon zgjidhjen që sipas tij, është largimi i Bashës dhe ngritja e një grupi për drejtimin e partisë.

“Minimumi i demokracisë është të japësh dorëheqjen. Pas 6 marsit më thoni ju mua një arsye pse duhet ngritur dora për Lulzim Bashën. Sigla e PD-së ka rënë në 6% dhe u mund ndjeshëm nga një person i shpallur ‘non grata’. Sikurse nuk është zgjidhje as Sali Berisha. Ai vërtet mundi ndjeshëm Lulzim Bashën, por ndjeshëm humbi edhe ndaj Ramës. Basha ikën, zgjidhet një grup deputetësh që drejton partinë në kohën kur kryetari nuk është.

Ky grup diskuton me kolegët e foltores, se edhe aty ka nga ata kolegë që mund të biem dakord se ashtu si Basha edhe Berisha nuk është zgjidhje. Nuk mund të shkohet në zgjedhje kundër Ramës me një ‘Non grata’. Pa Bashën dhe Berishën sepse të dy janë pjesë e problemit, dhe jo e zgjidhjes.”– tha Xhaferraj.