Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson: Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO-s


Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se “nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”, por thekson se vendimi duhet të merret nga presidenti i vendit.

Kujtojmë se të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është e rëndësishme të pranohet se Ukraina nuk do të jetë anëtare e NATO-s, duke thënë: “Ne kemi dëgjuar për shumë vite për dyert e hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të hyjmë në ato dyer”.

Siç shkruan BBC,  kryeministri britanik gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi tha se ka biseduar sërish me Zelenskyn dhe se e kupton atë që ai po thotë për NATO-n.

Ai shton se gjëja më e rëndësishme është se “sulmet absolutisht barbare të presidentit rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës duhet të ndalen” dhe nuk duhet të kenë sukses.