Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar nga policia. Ai akuzohet se është përleshur fizikisht me zyrtarin e këtij institucioni Artan Govori.
Sipas Policisë, në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti po hetohet ‘sulm fizik’.
“Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Govori të mërkurën deklaroi se është sulmuar nga kryetari Ademi. Govori tha se nga Ademi është kapur për fyti në selinë e FFK-së, shkruan Koha.