Vendosni fjalën kyçe....

Liz Truss: Ka prova të forta se Putini është një kriminel lufte


Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss thotë se ka shumë prova të forta se presidenti rus Vladimir Putin është një “kriminel lufte“.

Më herët edhe presidenti i SHBA-ve Joe Biden e përshkroi liderin rus Vladimir Putin si të tillë, në një lëvizje që ka gjasa të përshkallëzojë edhe më tej tensionet diplomatike.

E pyetur në lidhje me komentin e Bidenit në “BBC Radio 4”, Truss thotë se nuk mendonte se ishte gabim kjo deklaratë.

“Ka prova shumë, shumë të forta që ai është.”– tha ajo sipas BBC. “Ka prova shumë, shumë të forta se krimet e luftës janë kryer dhe se Vladimir Putin qëndron pas tyre.”

Ajo thotë: “Përfundimisht është një çështje e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është dhe kush nuk është kriminel lufte dhe që ne të sjellim provat dhe gjënë më të mirë që mund të bëjmë në këtë moment, që është ajo që po bëjmë.”

Truss thotë se Mbretëria e Bashkuar “po mbledh ato prova në terren për t’u siguruar që Vladimir Putin të mbahet përgjegjës për këto krime”.

Gjatë kësaj interviste, Truss ka the se Perëndimi “nuk bëri mjaft” për të ndaluar Putinin.