Në takimin e sotëm me përfaqësues të shoqatave të transportit, kryeministri Edi Rama tha se qeveria po përpilon një plan për kursimin e energjisë dhe hidrokarbureve.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se qeveria ka ndërmend të bëjë një plan edhe për miratimin e një dite të veçantë pa makina për të kursyer. Po ashtu Rama shtoi se mund të caktohen edhe 3 ditë të javës kur në sektorë të ndryshëm të punohet nga shtëpia për të njëjtën arsye, për të kursyer në këtë kohë krize.
“Agjencia e Energjisë sot ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë ndër dekada. Ajo që unë kam kuptuar më shumë duke marrë informacionet e nevojshme. Ajo së cilës me gjasë i referohem me dekada është kriza e 74-ës, kur ne ishim në bunker, por kur bota ka kaluar një moment kritik të furnizimit me naftë.
Agjencia ka nxjerrë një plan me 10 pika ku janë 2 gjëra që ne kemi diskutuar mes nesh, por që natyrisht i kemi mbajtur që të mos na hidhen në fyt. Është problem i madh kur njeriu nuk do të pranojë faktet. Njeriu që nuk pranon faktet është problem.
E ndeshim në jetën e përditshme edhe në debatet që bëjmë ndonjëherë me miqtë tanë, edhe me fëmijët që nuk pranojnë faktet. Por në situata të tilla krizash dhe kur bota ka filluar ta flasë si mundësi, të mos pranosh faktet dhe të flasësh sikur këtu je në një realitet i madh dhe të mos pranosh faktet kur qeveria flet për krizë është problem i madh.
Agjencia flet për një gjë që ne do e bëjmë dhe faktikisht ne do da bëjmë. Sot bëmë një mbledhje kur vendosëm ditën e hënë pushim. Do të bëjmë një tjetër mbledhje, që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse vendosim kështu.
Por që sigurisht do të vijë gradualisht ajo që edhe agjencia thotë, e diela pa makina, për të kursyer jo për ekologji. Ose të flasim për 3 ditë mos vajtje në punë njëlloj si me COVID-in, por jo më për shkak infeksionesh por për shkak kursimi. Kjo është situta.”- tha Rama.