Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Basha kërkon të fitojë kohë, të ikë se nuk ka ç’të japë më për PD-në


Deputeti i PD-së Salianji ka përsëritur kërkesën ndaj Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si kryetar i PD-së.

Gjatë një deklarate ne Syri TV, ai tha se Basha duhet të largohet për t’i hapur rrugë bashkimit të partisë duke qenë se nuk më se çfarë të japë për partinë të cilën e degdisi në pozicionin e tretë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Sipas Salianjit, kërkesa e Bashës për një javë kohë është truk nga ana e tij për të fituar kohë.

“Nuk është një afat formar apo procedural, por është kërkuar nga vetë zoti Basha nja afat njëjavor të cilin ai mund ta llogarisë nga dita e shtunë kur ishte mbledhja e fundit. Para çdo seance mblidhet Grupi Parlamentar, por dje nuk u mblodh dhe nuk kemi një reagim. Në mbledhjen e grupit parlamentar, ku ishim të gjithë të pranishëm dhe mund të thuhet qartësisht se shumica kërkoi përballë  dhe në sy dorëheqjen e Bashës dhe nga ana e tij u kërkuar kohë, duke dhënë garancinë e tij se ai do të tërhiqej dhe i duhej kohë për t’u konsultuar me strukturat e tjera të partisë. Nuk është mbledhur asnjë strukturë tjetër siç është kryesia apo Këshilli Kombëtar. Ka pasur vetëm mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve, ku disa prej tyre kanë kërkuar që të largohen të dy, kur ne kemi vetëm një kryetar partie, nuk e di çfarë dy kërkohet. Basha pavarësisht mbështetjes, siglës e mbështetjes së shumicës së grupit parlamentar, nuk arriti dot të mundte Ramën, por jo vetëm kaq por doli i treti. Ai duhet ta lexojë drejt situatën dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes. Asnjë nga deputetët nuk është tërhequr nga kërkesa për dorëheqjen e Bashës. Ky është një truk për të marrë kohë nga ana e Bashës por politikisht i ka mbaruar energjia, karburanti, dhe nuk ka çfarë jep më për PD-në.” – tha Salianji.