Në protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve të mbajtur përpara godinës së Kryeministrisë, ishte i pranishëm edhe avokati Altin Goxhaj.
Ai ishte me paterica për shkak të një lëndimi të pësuar në këmbë dhe pavarësisht vështirësive për të lëvizur, Goxhaj tha në një intervistë për “JOQ” se ishte i detyruar të vinte për të artikuluar kërkesat që sipas tij nuk po artikuloheshin në këtë protestë.
“Jam munduar disa herë por është shumë e vështirë të qëndroj në këmbë gjatë gjithë kohës. Por sot duhej të vija për të arikuluar më tepër kërkesat që nuk janë thënë.
Këtu njerëzit nuk erdhën sepse janë rritur taksat dhe varfëria kishte marrë ndonjë goditje të madhe nga kriza, këtu njerëzit erdhën sepse iu kishte ardhur në majë të hundës prej 9 vjetësh apo 30 vjetësh dhe këtu njerëzit erdhën sepse iu derdh kupa. Pra populli shqiptar nuk erdhi këtu vetëm për këtë që u derdh por edhe për kupën që është plot me ujin e zi.
Në protestë u artikulua, unë them në mënyrë të qëllimtë, arsye për të mos dalë në protestë. Jo për të dalë në protestë.”– tha Goxhaj.
Kjo sepse sipas avokatit, disa prej organizatorëve ishin të paguar nga ambasada Amerikane dhe Fondacioni i George Sorosit, të cilët po artikulonin jo arsye për të protestuar, por arsye për t’i larguar qytetarët nga protesta.
Pjesë nga deklarata e Goxhajt:
Isha si person me aftësi të veçanta, domethënë me paterica për shkak të thyerjes së këmbës. Jam munduar disa herë por është shumë e vështirë të qëndroj në këmbë gjatë gjithë kohës.
Por sot duhej të vija për të arikuluar më tepër kërkesat që nuk janë thënë.
Këtu njerëzit nuk erdhën sepse janë rritur taksat dhe varfëria kishte marrë ndonjë goditje të madhe nga kriza, këtu njerëzit erdhën sepse iu kishte ardhur në majë të hundës prej 9 vjetësh apo 30 vjetësh dhe këtu njerëzit erdhën sepse iu derdh kupa.
Pra populli shqiptar nuk erdhi këtu vetëm për këtë që u derdh por edhe për kupën që është plot me ujin e zi.
Në protestë u artikulua, unë them në mënyrë të qëllimtë, arsye për të mos dalë në protestë. Jo për të dalë në protestë.
Këtu dolën për qepë e domate, dolën për miell e për oriz, dolën për vaj e për naftë. Sipas sloganeve të organizatorëve. Në fakt shqiptarët dolën se u ka ardhur në majë të hundës. Sepse kanë humbur edhe arsyen e fundit për të jetuar në Shqipëri. Shqiptarët dolën sepse kjo qeveri kuingslinge bën çdo gjë për të ua nxirë jetën shqiptarëve. Dhe rritja e çmimit të karburantit dhe të ushqimeve të shportës ishte më tepër derdhja e ujit mbi gotë, por jo vetë gota. Shqiptarët dolën për të gjithë gotën e ujit të zi që ua ka nxirë, por këta nuk e artikuluan. Nuk e besoj dot, jua them me sinqeritet që nuk mund ta besoj dot që Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros që sponsorizon qeverinë e Sorosit, të mund të financojë e sponzorizojë atë që mund ta rrëzojë këtë qeveri. Pra arsyeja që Ambasada Amerikane e Fondacioni Soros sponsorizon tipa si Lapaj, si Soko, si ai tipi që mban mikrofonin çdo ditë. Se janë të gjithë të financuar. Në këto momente që flasim marrin të gjithë fonde nga Sorosi, në një formë apo në një tjetër. Dikush merr rrogë, dikush merr projekte. Këta nuk munden dot të dalin kundër atyre që u japin paratë. Sepse paratë që i merr, i merr me kusht. Dhe kushti është që kjo qeveri të rrijë. Sepse ajo ambasadë dhe ky fondacion do që kjo qeveri të rrijë e të bëjë këtë që na bën. Ndaj edhe unë dua t’ju kujtoj sot shqiptarëve kërkesat që nuk u thanë.
Kërkesa kryesore që i duhej bërë qeverisë përveç uljes së taksave dhe përveç rritjes së ndihmës sociale, duhej të ishte një regjim kursimi i qeverisë. Çfarë do të thotë kjo?! Po sa e kanë rrogën ata, sa e ka rrogën ministri, po këta anëtarët e bordeve? Shumë të mëdhaja. Në një moment kursimi, se ai thotë vetë që ne jemi në hall, të paktën rrogat të kishin patur një limit 800 mijë lekë.
E dyta, të ndalonte menjëherë çdo tender publik, çdo koncension, çdo investim, të ndalonte menjëherë çdo shpenzim. Do të thotë t’i presësh duart vjedhjes apo jo?!
E treta, ky ishte momenti që qytetarët shqiptarë të artikulonin kërkesën se çfarë është bërë me lekët e tyre gjithë këto vjet, sidomos në këtë rast, për krizën, për naftën, energjinë elektrike, për shportën…
Çfarë do të thotë kjo?! Ti do të dish sa naftë nxjerr Shqipëria çdo ditë?! 11 mijë fuçi në ditë apo jo. Ku shkojnë këto para? A e dini sa merr qeveria shqiptare nga një burim nafte? Vetëm 6% të çdo litri.Në Afrikë merret 45%, në Shqipëri 6%.
Po arsyeja pse s’kemi naftë? Ne që kemi më shumë naftë nga të gjithë në Europë, në kuptimin në raport me territorin për popullsi, është sepse këta i kanë bërë kontratat që t’i vjedhë këto para. Bashkë me ata që ua japin naftën.
Po kush guxon të përmendi Sorosin këtu? Ata që po drejtojnë në mikrofon?! Po ata i paguan Sorosi. Shqiptarët nuk e dinë se në Kosovë deklarohen 700 mijë tonë karburant të shpenzuar në vit, ndërsa në Shqipëri 600 mijë. Po si ka mundësi kur Kosova është më e vogël se Shqipëria, nuk ka turizmin e Shqipërisë, harxhoka më shumë?! Çfarë do të thotë kjo? Që na vidhkan more, na vidhkan. Pra këta kur silkan naftë në Shqipëri, një pjesë e sjellin kontrabandë. Po kush? Ata që e kanë. Askush s’flet dot për këtë. E dyta, a kemi koncensionin e madh të plehrave?! A nuk duhet të ishin ndërprerë në këtë moment të gjitha?! Këto do ishin sloganet këtu.
Po a u arrestuan nga Policia 300 të rinj? S’kishte ndodhur kurrë, as tek Klodian Rasha nuk u arrestuan aq shumë.
A u kërkua dorëheqja e ministrit të Brendshëm? Siç u kërkua atëhere? A iu kërkua dorëheqja drejtorit të Policisë siç iu kërkua atëhere? Jo fare.
Njerëzit nuk erdhën këtu për 5 patate e 5 domate, as për oriz dhe as për miell erdhën se iu ka ardhur në majë të hundës. Po a u artikulua këtu rrëzimi i kësaj qeverie? Po për këtë erdhën njerëzit.
Si u mbush ky shesh para disa ditësh plot deri atje në fund. U mbush sepse njerëzit kishin arsye. Po ç’bënë këta organizatorët? U thonin: ‘Ja pra ja, e shef që u ulën pak taksat, e shef që u ul pak çmimi.’ Duke i dekujaruar që të vinin këtu të shprehnin mllefin për të rrëzuar qeverinë.