Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep informacionin zyrtar: Nga shembja e galerisë së kromit në Tropojë ka humbur jetën një minator, dy të tjerë ende të bllokuar


Rëndohet bilanci nga shembja e galerisë së kromit në Tropojë. Policia ka publikuar informacionin zyrtar mbi ngjarjen ku thuhet se një person se ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë vijojnë ende të bllokuar nën tokë.

“Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës.

Grupi hetimore dhe ambulaca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.”– thuhet në njoftimin e Policisë.