Interi ka bërë një hap fals në garën për titull në Seria A duke barazuar ditën e sotme ndaj Udinezes dhe i dhënë kundërshtarëve drejtë të Milanit dhe Napolit një shans për të thelluar diferencën.
Zikaltërit barazuan me Fiorentinën me rezultatin 1-1.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola ndërsa në pjesën e dytë ishin violët që shënuan të parët me Torrieran. Zikaltrit barazuan me Dumfries 5 minuta më vonë duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.
Më herët Napoli fitoi ndaj Udinezes me rezultat 2-1. Deulfeu shënoi i pari për Udinezen në pjesën e parë ndërsa Napoli përmbysi rezultatin me një dy golësh nga Osimhen.