Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e dy minatorëve në Tropojë, arrestohet drejtuesi teknik i minierës


Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të minierës në Tropojë ku humbën jetën dy minatorët.

Shtetasi A.R 45 u arrestua pasi sipas policia nuk ka marrë masat e duhura për sigurimin teknik në galeri ku për pasojë humbën jetën shtetasit Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit, ku ditën e djeshme, humbën jetën dy punonjës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: A.R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Arrestimi i tij u bë sepse më datë 19.03.2022, në fshatin Lajthizë, për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë, shtetasit A. D., 41 vjeç dhe A. Zh., 40 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.