Vendosni fjalën kyçe....

E mashtroi dhe i mori 136 mijë euro në 2013, ekstradohet nga Suedia 36-vjeçari


Interpol Tirana ka ekstraduar nga Suedia, 36-vjeçarin Bledar Haroku i cili në vitin 2015 është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Tiranës e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për mashtrim.

Haroku në viti 2013 në bashkëpunim me persona të tjerë duke e mashtruar shtetasin L.V i ka marrë shumën 136 mijë euro.

Falë bashkëpunimit me homologët suedezë është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Stokholm/Suedi, u bë i mundur arrestimi në Suedi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Bledar Haroku, 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë”-njofton Interpol Tirana.