Vendosni fjalën kyçe....

Makina hyn mes turmës në Belgjikë, humbin jetën 6 persona dhe plagosen 26 të tjerë


Gjashtë persona janë vrarë në Belgjikë pasi një makinë u përplas në një turmë që po mblidhej për të marrë pjesë në karnavale të dielën në mëngjes në një fshat pranë qytetit të La Louvière, thanë autoritetet.

Mësohet se janë plagosur edhe 26 persona të tjerë. Prokurorët thonë se dy persona janë arrestuar dhe se incidenti nuk mendohet të ketë lidhje me terrorizmin në këtë fazë.

Në gjendjen aktuale të hetimit, ne e dimë se një automjet u përplas në një grup (…) dhe se na vjen keq që pati gjashtë viktima dhe 26 të plagosur“, tha në një konferencë për shtyp në mëngjes vonë Damien Verheyen, zëvendësprokuror publik në qytetin e Mons. Ai shtoi se jeta e 10 prej të plagosurve ishte “aktualisht në rrezik”.

“Në makinë ndodheshin dy persona të cilët u arrestuan”, tha ai, duke saktësuar se ata ishin nga La Louvière dhe të lindur në vitet 1988 dhe 1990 përkatësisht. Ai konfirmoi se për momentin është përjashtuar një motiv terrorist.

“Një makinë që lëviste me shpejtësi të madhe u përplas në turmën që ishte mbledhur për të marrë pjesë në karnavale”, tha më herët për agjencinë e lajmeve Belga, kryetari i bashkisë së qytetit jugor belg, Zhak Gobert.