Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali shkon në një supermarket: Kujt i shkonte në mendje se Rusia do i përdori çmimet dhe eksportet si armë lufte


Ministrja Spiropali ka qenë në një supermarket në Tiranë për të biseduar me administratoren e tij lidhur me çmimet e shportës për qytetarët.

Gjatë bashkëbisedimit me administratoren, ministrja e uinformoi atë për bordin për çmimet e shportës ku bëjnë pjesë përfaqësues të qeverisë dhe bizneseve në vend.

Spiropali tha se rritja e çmimeve të energjisë, karburanteve dhe ushqimeve ka ardhur për shkak të sulmit të Rusisë nda Ukrainës e për pasojë po ndihen në mbarë globin, jo vetëm në Shqipëri.

“Kohët nuk janë më të mirat të mundshme. Edhe për ju, edhe për qytetarët, edhe për ne. Nuk e nisëm ne këtë luftë po pasojat e saj po i ndjejmë edhe ne. Është krjuar një bord i transparencës për çmimet e shportës për të përcaktuar disa marzhe fitime minimale në këtë kohë të vështirë, për t’ ardhur në ndihmë qytetarëve. Të gjithëve na kapi të papërgatiru se kujt i shkonte në mendje se Rusia do i përdorte çmimet si armë lufte. Ne na keni në krah dhe qytetarët t’ju kenë ju në krah.” – tha ndër të tjera Spiropali.