Kremlini pretendon se nuk ka diskutime për rifillimin e armëpushimit në periudhën e negociatave me Ukrainën, pasi nacionalistët i përdorin pauzat për t’u rigrupuar. Kështu u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Presidentit të Federatës Ruse, Dmitry Peskov.
“Jo, fakti është se ndalimi i operacionit, çdo ndalesë, përdoret nga njësitë nacionaliste për t’u rigrupuar, përdoret për të vazhduar sulmet ndaj ushtrisë ruse.”- tha zëdhënësi i Kremlinit, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me këtë sipas TASS.
Peskov theksoi se “kjo ka ndodhur vazhdimisht, dhe për këtë arsye kjo, natyrisht, e ndërlikon procesin”.
Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se, në përgjigje të një apeli të liderëve të republikave të Donbasit, ai kishte vendosur të kryente një operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainë. Ai theksoi se planet e Moskës nuk përfshijnë pushtimin e territoreve të Ukrainës, por se qëllimi është çmilitarizimi dhe denazifikimi i vendit. Megjithatë sipas raportimeve nga Ukraina ka nisur një pushtim në shkallë të gjerë në gjithë vendin.