Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i BBC-së: “Panik për sheqerin” në Rusi, boshatisen supermarketet


Shqetësimi më i madh për popullin rus aktualisht është mungesa e furnizimeve ushqimore në supermarketet e tyre lokale dhe kostoja në rritje e mallrave ende të disponueshme, raporton gazetari Steve Rosenberg i BBC-së.

“Sheqeri është zhdukur nga raftet e shumë supermarketeve.”– thotë Rosenberg për BBC Radio 4, ndërsa një gazetë ruse shkruan sot për një “panik sheqeri” që ka kapluar publikn.

Rosenberg tha se nuk kishte sheqer në supermarketin e tij lokal në Moskë kur e vizitoi të dielën, dhe dyqani “kishte futur mjaft kufizime në artikujt ushqimorë për të parandaluar blerjen e panikut”.

Kripa dhe vaji i gatimit janë ndër ushqimet e përditshme që racionalizohen.

Rosenberg tha se media ruse krijoi “një realitet alternativ” me mbulimin e pushtimit të Ukrainës, të cilit ata i referohen si një “operacion special ushtarak“.

“Kremlini dëshiron që rusët të besojnë se Rusia është nën sulmin e fashistëve dhe nazistëve, të ndihmuar nga agresorët perëndimorë dhe se Moska ka të vërtetën, drejtësinë dhe të mirën në anën e saj dhe do të luftojë për të shkatërruar të keqen.”– tha gazetari.