Vendosni fjalën kyçe....

Pas Gjirokastrës, edhe Vlora e shpall Luigi Sorecën “qytetar nderi” (FOTO)


Pas Gjirokastrës, edhe bashkia e Vlorës e ka shpallur “qytetar nderi” ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ai u shpreh mirënjohës për këtë vlerësim.

“Falënderoj Këshillin Bashkiak të Vlorës dhe kryebashkiakun Dritan Leli, partnerë të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për të sjellë Shqipërinë më afër BE-së. Mirënjohës që u bëra qytetar nderi i këtij qyteti vërtet evropian që dëshmon fuqinë transformuese të integrimit në BE.”- tha Soreca sipas një postimi në faqen zyrtare në Facebook, të delegacionit të BE-së, ku janë ndarë edhe disa foto nga ceremonia e mbajtur në Vlorë.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme, ambasadori në ikje i BE-së u shpall qytetar nderi i Gjirokastrës.