Deputetja e PD-së, Grida Duma ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës duke thënë se ky është rasti që PD-ja të ndërtojë projektin e fitores së madhe.
Duma shkruan më tej se demokratët mund të shpalosin energjinë e jashtëzakonshme që kanë.
“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!
Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”-shkuan Duma.