Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri për dorëheqjen e Bashës: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediet, Gjiknurit tha se në duke ky akt i Bashës është akti i parë fisnik i një humbësi kronik që duhej bërë me kohë.

Megjithatë ai shtoi se ky mund të jetë fundi i fillimit të shkërmoqjes të PD-së. Ai shtoi se reformimi do t’i marrë shumë kohë opozitës.

“Dorëheqja e Lulzim Bashës është në dukje akti i parë fisnik i një humbësi kronik që duhet ta kishte bërë me kohë. Por ne si PS nuk e kemi vëmendjen se çfarë po zhvillohet në PD por njëkohësisht unë edhe më parë kam thënë që PD ka hyrë në një cikël të vështirë, shkërmoqje me shumë flukse.

Për disa njerëz akti i dorëheqjes mund të duket si fillimi i fundit të këtij procesi por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes. Këtë do ta shohim. Mendoj se do të jetë më shumë kjo e dyta.

Ne jemi duke parë zhvillimet në PD por vëmendjen e kemi tek qytetarët shqiptarë, tek problemet që ka vendi. Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar edhe për të mirën e Shqipërisë, por ata kanë probleme me veten e tyre. Ne jemi këtu të komunikojmë me shqiptarët dhe maxhoranca është këtu për të përballuar të gjitha këto vështirësi që janë shkaktuar nga ngjarjet ndërkombëtare dhe qeveria po kryen rolin e duhur për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kjo po bëhet çdo ditë.”– tha Gjiknuri.

I pyetur se me kë do të bashkëpunonojë pas dorëheqjes së Bashës për reformën zgjedhore, Gjiknuri u përgjigj: “Unë e thashë edhe më parë që reformimi kërkon kohë do ta kenë të vështirë, por ne i presim në komisionet përkatëse që ata i kërkuan. Në çdo kohë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.”