Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Shkodër, Policia: U qëllua drejt një furre buke pas një konflikti për motive të dobëta


Policia ka dhënë detaje për të shtënat me armë në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Policia thotë se shtetasi A.N 32-vjeç dyshohet se ka qëlluar në drejtim të një furre buke në pronësi të shtetasit S.S me të cilin është konfliktuar për motive të dobëta.

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.