Vendosni fjalën kyçe....

Rusia do hakmerret nëse Polonia dëbon dipomatët e saj


Rusia do hakmerret nëse Polonia dëbon 45 persona të cilët punojnë për Rusinë në vendin europiano-lindor.

Lajmi është dhënë nga mediat ruse të cilat citojnë burime nga Ministrja e Jashtme e Rusisë.

Më herët shërbimet speciale të Polonisë thanë se i kishin kërkuar Ministrisë së Jashtme të dëbonte 45 persona që punonin për Rusinë nën mbulesën e punës diplomatike.